I dogjën 'Benzin' në mes të qytetit, flet biznesmeni nga Vlora: Ja për çfarë dyshoj

Publikuar tek: aktualitet, më 18:18 13-02-2018 I dogjën 'Benzin' në mes të qytetit, flet biznesmeni nga Vlora: Ja për çfarë dyshoj

Mbrëmjen e djeshme një automjet tip “Benz’ u dogj në qendër të qytetit të Vlorës. Sakaq, u konfirmua se mjeti ishte në pronësi të biznesmenit Edi Alikaj.

Biznesmeni Alikaj ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjen. Sipas news 24 Alikaj është shprehur se djegia e mjetit ishte e qëllimshme.

“Djegia e automjetit ishte e qëllimshme. Dëshmitarët më thanë se autori iku me biçikletë. Dyshoj se ka lidhje me statusin që kam bërë në Facebook”, mësohet të ketë thënë Alikaj.

Kujtojmë se Alikaj nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016 ai ishte përfshirë në një konflikt me punonjës të një parkingu. 

Ndërkohë, një pistë tjetër hetimi ishte edhe ajo e një statusi që biznesmeni kishte bërë në Facebook, ku shprehej se për inceneratorin e Elbasanit janë vjedhur 26 milionë euro. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017770051956177
array(1) { ["section"]=> string(86) "i-dogjen-benzin-ne-mes-te-qytetit-flet-biznesmeni-nga-vlora-ja-per-cfare-dyshoj-110134" }