I gjetën 670 kg marijuanë brenda gurit të mermerit, Italia dëmshpërblen shqiptarin me 150 mijë euro (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:52 12-07-2018 I gjetën 670 kg marijuanë brenda gurit të mermerit, Italia dëmshpërblen shqiptarin me 150 mijë euro (EMRI)

Arjan Llanaj është shqiptari i cili bëri 21 muaj burg gabimisht në Itali dhe u dëmshpërblye me një shumë të majme parash për padrejtësinë që e i është bërë.

46-vjeçari kreu burg nga janari i vitit 2014 deri në shtator të vitit 2015.

Mediat italiane shkruajnë se prokurori kishte kërkuar për të 8 vite burg dhe 120 mijë euro gjobë, por shqiptari fitoi lirinë pas vendimit të gjykatës së Frosinones.

Llanaj kërkoi gjithashtu në Gjykatën e Apelit në Romë t’i njiheshin dëmet e pësuara.

Gjithçka nisi kur 46 vjeçari po drejtonte një kamion që transportonte një bllok mermeri me lartësi 2.85 metri e gjerësi 2.10.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve me vinç, brenda masës së gurtë të bllokut të mermerit u zbulua 670 kg lëndë narkotike e tipit marijuanë. Llanaj u deklarua i pavetëdijshëm për ngarkesën, duke shpjeguar se thjesht kishte ndjekur udhëzimet.

Ngarkesa e destinuar për në Genova, u “devijua” formalisht për në Romë.

Nga sekuestrimi i lëndës narkotike përfunduan në pranga 5 persona, mes tyre edhe 46 vjeçari, Llanaj.

Mbrojtja u mbështet gjatë procesit gjyqësor në telefonatat e bëra të shoferit me pajtimtarin, pasi dy të parët kishin hequr dorë.

Gjatë përgjimeve u detektuan disa shprehje të përdorura nga ana e organizatorëve të trafikut për shoferin, si mënyrë për të treguar distancën shoqërore mes tyre.

Tjetër tregues i palës mbrojtëse ishte edhe pjesa ku ata e cilësonin shoferin si “ai i herës së ardhshme” dhe jo si “miku ynë”.

Tashmë Llanaj është kthyer në Shqipëri ku ka rinisur punën si shofer.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basti i FUNDIT/ Sekuestrohet KOKAINË, arrestohet PRONARI i një LLOTOJE (EMRI-VIDEO)
E RËNDË, Vdes turisti italian 12 vjeç në Sarandë »
Article Logic
Execution time: 0.016157865524292
array(1) { ["section"]=> string(110) "i-gjeten-670-kg-marijuane-brenda-gurit-te-mermerit-italia-demshperblen-shqiptarin-me-150-mije-euro-emri-127635" }