I hapet sërish rruga në PD Jozefina Topallit

Publikuar tek: barometri, më 07:34 21-04-2018 I hapet sërish rruga në PD Jozefina Topallit

Një nga propozimet e Këshillit Kombëtar të PD i miratuar ditën e sotme ka të bëj me ish presidentët, ish kryeministrat dhe ish kryetarët e Kuvendit  të cilët do të jenë në krah me anëtarët e këtij këshilli.

Kjo i hap rrugë rikthimit të Jozefina Topallit në një nga organet më të larta të partisë, siç është Këshilli Kombëtar.

 Ky popozim ka ardhur nga anëtarët Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, ndërsa ka marrë edhe aprovimin e Lulzim Bashës. Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill

Topalli është një nga zërat kritikë ndaj Bashës në Partinë Demokratike, kjo pas heqjes së saj nga listat për deputetë në zgjedhjet e kaluar. Nuk e dimë ende nëse ish kryetarja e Kuvendit do të qendroj përkrah Këshillit të Partisë Demokratike pas këtij vendimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036716938018799
array(1) { ["section"]=> string(51) "i-hapet-serish-rruga-ne-pd-jozefina-topallit-117706" }