I jepet lamtumira Sali Kelmendit, kryebashkiakut të parë të Tiranës

Publikuar tek: kulture-art, më 18:40 08-02-2015 I jepet lamtumira Sali Kelmendit, kryebashkiakut të parë të Tiranës

U përcoll sot për në banesën e fundit Sali Kelmendi, kryebashkiaku i parë i Tiranës pas viteve ’90.

Homazhet për nder të tij u mbajtën në ambientet e Muzeut Kombëtar ku morrën pjesë edhe personalitete të jetës politike. Mes tyre, ish kryeministri Berisha, kryetari i PD-së Lulëzim Basha si dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Pas kësaj, kryetari Basha ndau fjalën e tij të lamtumirës për Sali Kelmendin me ndjekësit në “facebook.’

“Sot, përkulem me nderim dhe respekt të thellë para kryetarit të parë të Bashkisë së Tiranës, të zgjedhur me votë lirë dhe demokratike z.Sali Kelmendi. Qytetarët e Tiranës do të jenë përjetë mirënjohës njeriut që vuri themelet e llogaridhënies demokratike, njeriut që shërbeu duke mos harruar për asnjë çast qytetarin, hallet dhe problemet e tij, vështirësitë e tij, duke mos harruar asnjëherë të dëgjojë, e t’i shohë këto probleme edhe kur mundësitë për t’ju ardhur në ndihmë ishin të kufizuara.

Pra, kryeqytetarin që në radhë të parë ishte njeri, me zemrën e dhembshur por me një vullnet dhe integritet të palëkundur për të nisur rrugën e transformimeve demokratike në kryeqytet. U prehtë në paqe!”-shkruan ndër të tjera Basha.

Sali Kelmendi ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projekti shqiptar zgjidhet si një nga të përkryerit në botë
Ismail Kadare nderohet me çmimin e "Jerusalemit” »
Article Logic
Execution time: 0.024787902832031
array(1) { ["section"]=> string(71) "i-jepet-lamtumira-sali-kelmendit-kryebashkiakut-te-pare-te-tiranes-2733" }