I jepet lamtumira SHQIPONJËS FLUTURUESE, njerëzit në rradhë të gjata për homazhet ndaj Rexhep Çelikut

Publikuar tek: aktualitet, më 12:26 13-01-2018 I jepet lamtumira SHQIPONJËS FLUTURUESE, njerëzit në rradhë të gjata për homazhet ndaj Rexhep Çelikut

Mjeshtri i valles, i cilësuar shpesh si Shqiponja Fluturuese u nda ditën e djeshme nga jeta duke lënë pas shumë dhimbje.

Ditën e sotme për Mjeshtrin e Madh të skenës dhe Nderin e Kombit po zhvillohen homazhe që prej orës 11:00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 13:00 ndërsa shumë miq, dashamirës, artistë e qytetarë të thjeshtë kanë pritur në radhë të gjatë për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit që me artin e tij ngriti peshë çdo shqiptar.

Në homazhe pritet të marrë pjesë edhe Presidenti Meta i cili vetëm 4 ditë para vdekjes e dekoroi Rexhep Çelikun me dekoratën "Nderi i Kombit" me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

rexhep_copy_copy.png

rexhep.png

rexh1.png

Më shumë në këtë kategori: « 105-vjetori i Policisë së Shtetit, shoqata e ish-efektivëve në lirim në protestë: Ky organ po kalon një krizë të thellë, dhimbje!
Detaje të forta nga shpërthimi me tritol në Shkodër, biznesmeni Lul Kulla mes 6 të plagosurve »
Article Logic
Execution time: 0.021716117858887
array(1) { ["section"]=> string(107) "i-jepet-lamtumira-shqiponjes-fluturuese-njerezit-ne-rradhe-te-gjata-per-homazhet-ndaj-rexhep-celikut-106417" }