I kandiduar për “Oscar”, filmi “Krom” fiton çmimin e Kritikës në Festivalin e Otrantos

Publikuar tek: kulture-art, më 16:40 19-09-2016 I kandiduar për “Oscar”, filmi “Krom” fiton çmimin e Kritikës në Festivalin e Otrantos

Filmi i regjisorit Bujar Alimani i përzgjedhur pak ditë më parë për të përfaqësuar Shqipërinë në garën e Oscar për “Filmin më të mirë në gjuhë të huaj”, ka fituar Çmimin e Kritikës në Otranto Film Fund Festival.

Aktorja Klodjana Keco ka tërhequr çmimin e kritikës në Otranto Film Fund Festival, duke e vlerësuar këtë çmim si një ogur të mirë për konkurrimin e këtij filmi në Oscar.

Filmi është një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Greqisë dhe trajton një dramë familjare në një nga zonat e varfra të Shqipërisë edhe pse me pasuri të çmuara nëntokësore. Ngjarjet e filmit zhvillohen në Bulqizë, vend i njohur për minierat e kromit nga dhe regjisori ka zgjedhur ta quaj filmin Krom.

Fredjon Ruci, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, Denis Shira, Xhevdet Dod, Albulena Kryeziu etj, janë disa prej emave që intepretojnë në filmin e Bujar Alimanit.

Filmi rrëfen sesi një nënë memece, pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeç që përpiqet të njohë vetveten, duke kaluar një adoleshencë të vështirë, ndjehet keq kur një mashkull hyn në jetën e nënës së tij dhe ndjenja e krenarisë, e pavarësisë e çon atë të kërkojë punë në minierën e “Kromit”. fIlmi është i pasur me detaje fotografike me pamje të një miniere ku gra dhe fëmijë mbledhin copat e mineralit.

Në sytë e adoleshentit Adi, jeta nis të zgjerohet. Ai krijon miqësi edhe me mësuesen e tij të matematikës një rock-ere që është rebeluar dhe ka ikur nga shtëpia, ndërsa punon mësuese larg Tiranës. Pak çaste në jetë ajo i bëhet personazhit Adi (që e luan bukur Fredjon Ruçi) si një engjëll që e ndihmon të gjej rrugën e tij, ku në film nuk mungon edhe tendosja e shqetësimi i lindjes së një flirti mes tyre, por as roli i një mësueseje. Ajo i mëson të kundërtën e rrugës që ka ndjekur vetë, rrugën e drejtë, të mos braktis prindërit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kadare sulmon gjuhën shqipe”, shkrimtari zbulon letrat kundër tij dërguar Akademisë Suedeze
Në gjurmët e Enver Hoxhës, fotogaleri nga ambjentet e shtëpisë »
Article Logic
Execution time: 0.018123865127563
array(1) { ["section"]=> string(87) "i-kandiduar-per-oscar-filmi-krom-fiton-cmimin-e-kritikes-ne-festivalin-e-otrantos-53410" }