I lirë pas 44 vitesh burg: Njerëz me tela në veshë, flasin me ca sende që i quajnë iPhone

Publikuar tek: bota, më 17:33 26-11-2015

Otis Johnson hyri në burg kur ishte 25 vjeç për tentativë vrasje ndaj një oficeri policie. 44 vite më vonë ai përballet me epokën moderne të dixhitalizimit në rrugët e New York-ut.

Video në dritare, nuk kishim nga ato. Gjithçka që shihje në dritare ishin njerëzit.

Tashmë sheh njerëz me tela në veshë. Flasin me veten me ato që i quajnë iPhone. Mendova se të gjithë ishin bërë agjentë të CIA. Madje disa prej tyre nuk shohin as se ku shkojnë. Prandaj po përpiqem të kuptoj se si ia arrijnë të ecin teksa flasin në telefon pa parë se ku shkojnë”, thotë Johnson në një video për Al-Jazeera.

Tashmë kam filluar të konsumoj gjëra të ndryshme. Ka aq shumë artikuj ushqimor sa që nuk di çfarë të zgjedhësh. Ndonjëherë pi “pink-blue” se më duket qesharake”, thotë ai pasi del nga një supermarket.

Kur nuk kam asgjë për të bërë, në orën gjashtë të mëngjesit dal jashtë në park dhe meditoj. Përpiqem të mos shkoj pas por përpara. Kështu i mbijetoj shoqërisë”, shprehet ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070269107818604
array(1) { ["section"]=> string(93) "i-lire-pas-44-vitesh-burg-njerez-me-tela-ne-veshe-flasin-me-ca-sende-qe-i-quajne-iphone-26344" }