“I’m alive”, 200 mijë shikime në më pak se 24 orë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:00 16-03-2015

Kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2015”, është vërtet ashtu si edhe titulli që mban, “E gjallë”, e kjo vihet re qartë te shikueshmëria dhe pëlqimi që kjo këngë ka marrë vetëm në 24 orët e fundit pasi është ngarkuar në “Youtube” nga faqja zyrtare e “Eurovision Song Contest”.

“I’m alive” e Elhaidia Danit, ka arritur të marrë rreth 200 mijë shikime vetëm brenda 24 orëve dhe proporcioni i dukshëm mes pëlqimeve (6 mijë) dhe mospëlqimeve (300) flet qartrë në favor të këngës përfaqësuese të Shqipërisë.

Një gjë tjetër që të bie në sy është mbështetja që kjo këngë ka marrë (1600 komente në më pak se 24 orë), jo vetëm nga komentuesit shqiptarë por edhe shumë të huaj, të cilët e përfshijnë atë në top 10 këngët e preferuara.

Gjithçka mbetet është të shtypim “Replay” dhe të shpresojmë për një “Eurovision Tirana 2016”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mirupafshim dieta mesdhetare, tani vjen ajo nordike
David Backam, ky baba i adhurueshëm »
Article Logic
Execution time: 0.018631935119629
array(1) { ["section"]=> string(51) "i-m-alive-200-mije-shikime-ne-me-pak-se-24-ore-6097" }