I maskuar dhe me thikë në dorë i mori shitëses xhiron ditore, arrestohet 19 vjeçari në Tiranë (EMRI- VIDEO E GRABITJES)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:08 14-09-2018 I maskuar dhe me thikë në dorë i mori shitëses xhiron ditore, arrestohet 19 vjeçari në Tiranë (EMRI- VIDEO E GRABITJES) Nga grabitja

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi “Shqiponja” ku  një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore.

Identifikohet, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë, Xhesion Kasaj, 19 vjeç .

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të një pune të miroganizuar hetimore bën identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

- Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksioni i RENEA-s në Divjakë, në kërkim të rivalëve të Aldo Bares
Bushati vizitë në Prishtinë: Kosova është e para »
Article Logic
Execution time: 0.014277935028076
array(1) { ["section"]=> string(122) "i-maskuar-dhe-me-thike-ne-dore-i-mori-shiteses-xhiron-ditore-arrestohet-19-vjecari-ne-tirane-emri-video-e-grabitjes-134306" }