I mbuluar nga gjaku theu xhamat e bizneseve dhe shkatërroi makinat,  ja çfarë ka ndodhur me durrsakun (DETAJE-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:46 14-06-2018 I mbuluar nga gjaku theu xhamat e bizneseve dhe shkatërroi makinat,  ja çfarë ka ndodhur me durrsakun (DETAJE-VIDEO)

Ditën e djeshme një ngjarje aspak e këndshme ndodhi në bulevardin “Dyrrah” në Durrës. Një person i mbuluar nga gjaku u filmua teksa thyente xhamat e makinave dhe bizneseve përgjatë bulevardit.

Pas publikimit të videos, ai është gjetur dhe është shoqëruar në komisariat.
Pavarësisht faktit se ai u shkaktoi dëme materiale disa bizneseve në bulevardin “Dyrrah”, ndaj tij deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim, ndoshta edhe për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.

Mësohet se personi që shfaqet në video mjaft i irrituar dhe i mbuluar nga gjaku vuan nga probleme mendore.

Në video duket qartë që ai bën veprime të pakontrolluara. Në një moment reagon me zemërim ndaj personit që po e filmonte duke goditur me sende të forta në drejtim të tij.

Më pas inatin e tij e zbraz ndaj bizneseve përgjatë bulevardit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Xhuli kaçurrelsja ulej gjithmonë në bankën e parë” , flasin shoqet e Xhulieta Çunit: Po kërkonte që…
Ndahet nga jeta ish kreu i PD në Tiranë, Perikli Dhales »
Article Logic
Execution time: 0.024522066116333
array(1) { ["section"]=> string(119) "i-mbuluar-nga-gjaku-theu-xhamat-e-bizneseve-dhe-shkaterroi-makinat-ja-cfare-ka-ndodhur-me-durrsakun-detaje-video-124306" }