I merr foton aktorit të humorit dhe revoltohet keq Irma Libohova: Kam 5 ditë që shkoj e vij në Kosovë, por ky është tmerr, gjynah!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:57 23-08-2017 I merr foton aktorit të humorit dhe revoltohet keq Irma Libohova: Kam 5 ditë që shkoj e vij në Kosovë, por ky është tmerr, gjynah!

Situata e zjarreve në Shqipëri vazhdon të jetë në nivele alarmante.

Prej javësh kurorat e maleve dhe sipërfaqe të gjera me pemë e barishte vazhdojnë të jenë nën pushtetin e flakëve, pavarësisht ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse nga toka dhe ajri.

Kjo situatë ka shkaktuar edhe revoltën e artistëve, këtë herë të këngëtares së njohur Irma Libohova. Teksa ndanë foton bashkë me komentin e postuar disa ditë më parë të aktorit të Portokallisë, Florian Binaj, këngëtarja e revoltuar apelon që të ndalet zjarrvënia e qëllimshme në malet shqiptare.

“Florian Binaj ta kam marrë këtë foto me gjithë komentin tënd. Kam 5 ditë rresht shkoj e vij në Kosovë dhe zjarri nuk ndalet. Tmerr, gjynah! A e doni vendin tuaj ju që s latë mal pa e përcëlluar?!! Fatkeqsi!”, shkruan këngëtarja, ndërsa më poshtë ju risjellim edhe një herë komentin apelues të aktorit Binaj. “MJAFT!!! O ju banorë të padennë të kësaj toke që quheni dhe ju shqiptarë, mjaft i vutë flakën kodrave, maleve dhe pyjeve për të zbavitur idiotësinë tuaj...T'ju quash kafshë ju bën nder se asnjë kafshë nuk i dëmton pyjet si ju...Asnjë pushtues nuk i ka vënë zjarrin pyjeve siç po e bëni ju!
Nëse nuk doni tia dini as për pyje, as për kodra, as për florën dhe faunën(që nuk keni si ta dini) mendoni për ata zjarrfikës e punonjës të shkrete që nuk po bëjnë dot pushimet verore, nuk po rrinë me familjet e tyre dhe po rrezikojnë jetën vetëm prej çmëndurisë tuaj...MJAFT!”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020981073379517
array(1) { ["section"]=> string(132) "i-merr-foton-aktorit-te-humorit-dhe-revoltohet-keq-irma-libohova-kam-5-dite-qe-shkoj-e-vij-ne-kosove-por-ky-eshte-tmerr-gjynah-89898" }