Deputeti i PSD Tom Doshi ndalohet të hyjë në SHBA bashkë me gruan e fëmijët e tij.
DASH sqaroi se kjo masë lidhet me akuzat për korrupsion ndaj deputetit, më herët përfaqësues i socialistëve.
Sakaq, Doshi duket se është treguar indiferent ndaj reagimit të Ambasadës Amerikane dhe ditën e sotme ka shkuar krejt i qetë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve duke vijuar punën si normalisht.
Doshi është pyetur nga gazetarja e News 24 Marsela Karapanço nëse ai është një zyrtar i korruptuar, por Doshi ia ka thyer: “Jam shprehur njëherë për këtë. S’do flas përditë për këtë çështje”.