I ofroi karrigen e ministrit, Braçe i përgjigjet Panaritit: Unë dhe ju jemi shumë të ndryshëm

Publikuar tek: politike, më 20:41 20-04-2016 I ofroi karrigen e ministrit, Braçe i përgjigjet Panaritit: Unë dhe ju jemi shumë të ndryshëm

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka replikuar sërish në distancë me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panaritin. Pas deklaratës së Panaritit se nëse Braçe kërkon karrigen e ministrit ai është i gatshëm t’i lërë vendin, deputeti socialist thekson se halli i tij është diku tjetër dhe jo te karrigia.

Braçe shkruan se interesohet për bujqit dhe prodhimin shqiptar, ndryshe nga sa bën ministria, e kjo sipas tij tregon sa të ndryshëm janë ai dhe Panariti.

Postimi i plotë i Erjon Braçes:

Vetem tani po shoh cka thene dje ne nje emision televiziv, ministri i Bujqesise ne qeverine time.

Ndershmerisht jam i habitur.

Kujtoja se une kur flas jam i qarte dhe, nuk me shkonte ne mendje se nje minister nuk kuptonte se cili ishte shqetesimi im, i ndihmuar gjithnje nga mendimi im.

Por meqe qenka akoma e paqarte po rreshtoj edhe nje here;

E para, kur flas per bujqesine nuk e bej kete nisur nga nevoja politike, nevoja elektorale apo nisur nga nje interes personal kariere, fare.

Kur flas per bujqesine kam parasysh bujkun ne zonen time, posacerisht ate qe ka ngritur me parate e tij nje ekonomi qofte edhe te vogel, ne dy apo tre dynym toke, sere ne rast se ka patur fat dhe, punon aty 12-14 ore ne dite, ne pjesen me te madhe te kohes se tij te punes ne nje temperature qe arrin deri ne 45 grade.

Ftoj kedo, edhe ministrin, te punoje nje here ne keto kushte dhe te mendoje edhe per politike, vota dhe kariere pastaj.

E dyta, kur flas per bujqesine nuk e bej kete nga zyra komode, studioja komode apo cdo ambient tjeter pa lidhje me punen e bujqve.

Kur flas per bujqesine, thjesht i jap ze cdo problemi qe bujqit e thone, ta thone, por shumekush, ofiqar me se pari, nuk i degjon, nuk i shenon, nuk i raportin, nuk i zgjidh.

Per ti dhene ze problemeve te bujqve nuk i marr leje kujt dhe refuzoj te degjoj se kete e bej per tu bere minister.

Jo minister, nuk dua te behem minister; ka pune me te rendesishme se puna e ministrit, duhet ta kishit kuptuar kete me kohe.

E treta, kur flas per bujqesine nuk kam parasysh tregtaret, “hallet” e medhaja te tregtareve qe mbledhin e shesin produkte bujqesore, me tej- blejne dhe shesin impute bujqesore, fitojne prej tyre.

Kur flas per bujqesine, kam parasysh nga fillimi deri ne fund bujqit, ata qe punojne me token mes njemije e nje veshtiresive, prodhojne produkte, perime e fruta, produkte blegtorale gjithashtu e qe sigurojne te ardhura, vetem keto te ardhura per familjet e tyre; gjithnje te pasigurta e te varura perfundimisht nga shitja ose jo e produkteve te tyre.

Pikerisht nga kaq, une dhe ju jemi shume te ndryshem!!

Pikerisht nga kaq, une flas per bujqit kurse ju flisni kolektivisht per mua;

Une flas per prodhimin kurse ju flisni per tregtimin;

Une flas per prodhuesin kurse ju flisni per grumbulluesin;

Une flas per klimen kurse ju flisni per doganen;

Une flas per rimbursimin e 20% te cdo 100 lekeshi prodhim kurse ju flisni per pagesa ne dore;

Une flas per Lushnjen dhe prodhimin qe po mbetet ne sere kurse ju flisni per Maqedoni dhe bllokimin qesharak te nje shteti jo funksional.

Po spjegoj edhe nje here me shume;

Se pari-klima, ndryshimi i saj ka mberritur edhe tek ne, sic po aq edhe tek fqinjet tane-konkurente;

Ndryshimi i klimes eshte i lidhur me ciklet tona te prodhimit;

Ciklet tona te prodhimit jane te lidhura me hershmerine dhe hershmeria e produkteve tona na ka futur ne tregjet nderkombetare.

Fqinjet konkurrente, po prodhojne shume para nesh ne kohe,

te tjere qe ishin muaj pas nesh po prodhojne thuajse ne dite me ne.

Po ne?

Ne po rrime ne vend;

Ne po rrezikojmë të dalim nga tregu.

Ky eshte halli im, jo te behem minister!!

Se dyti-produkti, ne treg ze vend me produkt, qendron ne te me cilesi dhe shumellojshmeri;

Tregu po kerkon dhe njeheresh po na krijon mundesi te qendrojme aty qofte me cilesi, qofte me llojshmeri produktesh.

Po ne?

Ne po rrime ne vend;

Ne vijojmë të prodhojmë prej vitesh domate e trangull, kaq (përjashtim bën vetëm Divjaka).

Nuk mund te konkurojme vetem domate e trangull, po e bejne plot te tjere kete, madje jane shume me novatore se ne kur ne te vetmin permiresim qe kemi bere ja dedikojme futjes se bleteve ne sera.

Duhet diversifikuar prodhimi ne nje mori produktesh qe kerkojne me shume pune e mund, por qe e kane tregun te kontraktuar.

Ky eshte halli im, jo te behem minister!!

Se treti, jane bashke-toka e paket, mos qarkullimi i kulturave dhe mos sherbimi ndaj tokes;

Thuajse pjesa dermuese e ekonomive bujqesore perputhen me sasine e tokes se familjes se bujkut, 2-3 dynym, shpesh here, per shkak te cikleve me te frytshme edhe ne aspektin e te ardhurave eshte sere.

Padiskutim qe sera per 3-4 vite ne te njejten siperfaqe toke, pa sherbime me se shumti, eshte nje problem i madh.

Por kush i keshilloi bujqit? Kerkush!!

Po edhe ti keshillonte, cili nga bujqit do linte tre dynymet e tij fatlum pa kultivuar nje sezon? Me cfare do te jetonte?

Ky eshte halli im, jo te behem minister!!

Ka edhe te tjera, por ato lidhen me njerez rreth e qark e poshte jush, deri atje ne Lushnje, jo me ju;

Per ju, vijoj te kem bindjen se jeni njeri e zyrtar i ndershem, por per ju ama, deri tek ju!!

Ndaj, besoj te jem i qarte, karrigia e ministrit nuk eshte halli im.

Halli im jane zgjidhja per problemet e stermedha qe po trokasin fort ne ekonomine me te madhe bujqesore te vendit, Lushnje-Divjake.

Jane shume me teper se une ato probleme, ndaj mos u merrni me me mua, por me problemet!!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetofrohet Izet Haxhia: Kam 1 vit që denoncoj krimet e Berishës, por askush nuk më pyet
Berisha: Rama kryen sulm kibernetik ndaj 15 portaleve shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.021443843841553
array(1) { ["section"]=> string(97) "i-ofroi-karrigen-e-ministrit-brace-i-pergjigjet-panaritit-une-dhe-ju-jemi-shume-te-ndryshem-38200" }