I pangopur nga biseda me Merkelin. Edi Rama gjen momentin më të papërshtatshëm për t’i kapur vëmendjen (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:13 05-07-2016 I pangopur nga biseda me Merkelin. Edi Rama gjen momentin më të papërshtatshëm për t’i kapur vëmendjen (FOTO)

Krejt i pangopur nga biseda me kancelaren gjermane, aq sa ka gjetur një moment krejt të papërshtatshëm për ta vazhduar.

Edi Rama, kryeministri shqiptar është ulur në tavolinën e nënshkrimit të marrëveshjeve në samitin për Ballkanin në Paris, por dëshira për të vazhduar bisedën, nuk e ka lënë të qetë.

Merkel qëndron pas tij, në këmbë dhe të gjithë janë fokusuar te marrëveshjet, ndërkohë që Rama flet në momentin e firmosjes me kancelaren dhe presidentin francez Hollande. Në tavolinë është edhe Aleksandër Vuçiç, kryeministri serb, i cili si person me ''këmbë në tokë'', është fokusuar te letra ku do hedhë firmën.

Merkeli si gjithmonë buzagaz, i ka mbajtur ‘’ison’’ Ramës, siç themi ne shqiptarët. Kushedi ç'batutë do i ketë bërë kësaj here kryeministri ynë sharmant...

samitifranceok.gif

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042371988296509
array(1) { ["section"]=> string(112) "i-pangopur-nga-biseda-me-merkelin-edi-rama-gjen-momentin-me-te-papershtatshem-per-t-i-kapur-vemendjen-foto-45568" }