'I përfshirë në përgjimet e grupit BAJRI', reagon Ditmir Bushati

Publikuar tek: barometri, më 08:35 23-09-2018 'I përfshirë në përgjimet e grupit BAJRI', reagon Ditmir Bushati

Reagon ministri i Jashtëm Ditmir Bushati për arrestimin e 11 personave të bandës ‘Bajri’ në Shkodër.

Bushati e ka cilësuar këtë si një ditë të mirë për Shkodrën. Ndërkohë më herët ishte deputeti demokrat Edi Paloka ai që e akuzoi ministrin se është i përfshirë në përgjimet me anëtarët e grupit, por mbahet e fshehtë. Ministri i ka cilësuar këto akuza si 'gjuhët e përdala'. 

“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm’, shprehet Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043235063552856
array(1) { ["section"]=> string(68) "i-perfshire-ne-pergjimet-e-grupit-bajri-reagon-ditmir-bushati-135286" }