I përzuri Tirana e TVSH-ja, Voltana Ademi u bën ftesë të hapur kompozitorëve të njohur: Ejani punoni në Shkodër!

Publikuar tek: kulture-art, më 12:11 25-02-2017 I përzuri Tirana e TVSH-ja, Voltana Ademi u bën ftesë të hapur kompozitorëve të njohur: Ejani punoni në Shkodër!

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u ka bërë një ftesë të drejtëpërdrejtë mjeshtrave të muzikës, të cilët u shkarkuan nga TVSH -ja në fillim të muajit shkurt.

Përmes një postimi në facebook ajo i ofron Shpetim Saraçit, David Tukiçit, Alfred Kaçinarit dhe Edmond Zhulalit, publikisht nga një vend pune, pranë bashkisë që ajo drejton. Nga ana tjetër drejtori i RTSH Thoma Gëllçi ka mohuar shkarkimin e mjeshtrave. Sipas drejtorit nuk bëhet fjalë për shkarkim të tyre por për ndryshim të strukturave.

Postimi i plotë:

Rama heq nga puna eliten dhe krenarine e kultures shqiptare, dy shkodranet Shpetim Saraçin dhe David Tukiçin, Alfred Kaçinarin dhe Edmond Zhulalin. Nderkohe qe mban me shume krenari dhe mburret me kriminele qe kane dosje per prostitucion e vrasje, te cilet i ka bere deputete dhe kryetar bashkish.

Bashkia Shkodër ka nderin dhe kenaqesine qe te ftojë Mjeshtrat, David Tukiçin dhe Shpetim Saraçin, qe te vazhdojne te japin kontributin e tyre per zhvillimin e kultures shqiptare, por tashme ne Bashkine e Shkodres.

Eshte ky realitet, kunder te cilit protesta jone do të vazhdoje te luftoje deri ne fund, per ti kthyer shqiptareve vlerat intelektuale perballe krimit qe eshte kthyer ne vlere.

ademi.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thellohet skandali ndaj projektit “Veliera”, KLSH urdhër të prerë Dakos: Zbato menjëherë urdhrin e gjykatës! (DOKUMENTI)
100 vjetori i lindjes së Prenk Jakovës, 10 propozime nga Vasil Tole për institucionet e kulturës »
Article Logic
Execution time: 0.066486835479736
array(1) { ["section"]=> string(115) "i-perzuri-tirana-e-tvsh-ja-voltana-ademi-u-ben-ftese-te-hapur-kompozitoreve-te-njohur-ejani-punoni-ne-shkoder-69916" }