I premtoi ndeshje të sigurta, zbulohet si ish-presidentja e Kastriotit mori 10 mijë euro

Publikuar tek: sport, më 14:24 04-10-2018 I premtoi ndeshje të sigurta, zbulohet si ish-presidentja e Kastriotit mori 10 mijë euro Foto ilustruese

Ish-presidentja e  klubit sportiv “Kastritoti” Anisa Hysa, i zhvati 10 mijë euro, nipit të kolegut të saj, Fehmi Meziu,  administrator i ekipit “Korabi”, duke i premtuar se paratë do t'i luante në Angli për baste të sigurta.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, kur ekipi "Kastrioti" dhe ekipi "Korabi" stërviteshin në të njëjtën fushë.

Pas takimit të parë, Arjan Mziu dhe Hysa ranë dakort të bënin biznes së bashku duke i dhënë kështu ish-presidentes së "Kastriotit" 10 mijë euro cash.

32-vjecarja i kishte premtuar Mziut se paratë do të luheshin për ndeshje të sigurta me rezultate të paracaktuara, ndërsa fitimi do të ishte i sigurt.

Pasi Anisa Hysa nuk i ktheu më para mbrapsht, Arjan Mziu kërkoi nduhmën e xhaxhait, përmes të cilit e njohu Hysën.

Pas tentativave të shumta për të marrë shumën e dhënë, Mziu vendosi ta ndjekë cështjen në rrugë ligjore, duke mos patur zgjidhje tjetër pasi drejtuesja e Kastriotit kërkonte kohë për t’i kthyer paratë.

Ka qenë vëllai i të dëmtuarit ai i cili bëri denoncimin në komisariatin numër 4, duke qenë se vetë Arjan Mziu ndodhej jashtë vendit, i sëmurë.

Pas disa muajsh hetime, prokuroria dërgoi dosjen në gjykatën e Tiranës dhe Anisa Hysa po gjykohet në gjendje të lirë për akuzën e mashtrimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kampioni i Europës në peshëngritje shpallet ‘Qytetar Nderi’ në Cërrik
SKËNDERBEU nuk humbet shkëlqimin, korçarët mbeten kampionët e padiskutueshëm »
Article Logic
Execution time: 0.004127025604248
array(1) { ["section"]=> string(94) "i-premtoi-ndeshje-te-sigurta-zbulohet-si-ish-presidentja-e-kastriotit-mori-10-mije-euro-136634" }