Javë më parë, në rrjetet sociale u publikuan disa sms erotike ku pretendohej se profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Ilir Kaduku i kërkonte favore seksuale studentes së tij.
Mesazhet, bashkë me një foto erotike të profesorit qarkulluan gjithandej në portale e rrjete sociale, ndonëse vetë profesori i cilësoi si shpifje dhe montazhe.
Sakaq,Kaduku ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij ndërsa me tone ironizuese shkruan:
“Vazhdojne skandalet seksuale të maniakut të famshëm, Prof. Ilir Kaduku. Këtë rradhe kapet mat me bashkëshorten në një ambjent ilegal. Pritet arrrestimi i bujshëm dhe protesta të përgjakshme në mbrojtje të nderit të kombit!”