“I qofsha falë kësaj qeverie, jep koncesione me stil të rrallë sipas metodës alla rrumpallë”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:02 20-04-2017 “I qofsha falë kësaj qeverie, jep koncesione me stil të rrallë sipas metodës alla rrumpallë”

Teksa kryeministri Edi Rama kishte takim me të rinjtë e Durrësit që votojnë për herë të parë, karikaturisti Bujar Kapexhiu ka “goditur” me foton e rradhës ilustruese të politikës shqiptare.

Bujar Kapexhiu postoi pak minuta më parë në facebook një foto me 2 personazhë të cilët po i thurin vargje qeverisë. “I qofsha falë kësaj qeverie për çdo gjë na bën me dije, jep koncesione me stil të rrallë, sipas metodës alla rrumpallë”.

“Që qeverisja po shkon rrumpallë, e kanë të shkruar ministrat në ballë ndaj  i qaj hallin të shkretit popull që po rrokulliset në këtë vorbull”, është kjo biseda e personazheve të Kapexhiut i cili me siguri kërkon të përcjellë një mesazh.

bkl.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fëmijët "zvarriten" në Tiranë, foto sa një mijë fjalë
Mazhoranca kërkon shtyrje afatesh, Basha "kërcënon" KQZ nga çadra, "befason" Denar Biba me reagimin e tij »
Article Logic
Execution time: 0.019726037979126
array(1) { ["section"]=> string(95) "i-qofsha-fale-kesaj-qeverie-jep-koncesione-me-stil-te-rralle-sipas-metodes-alla-rrumpalle-75848" }