I ra të fikët në fushën e lojës, mbrojtësi i 'FLAMURTARIT 'alarmon' Ilir DAJËN

Publikuar tek: sport, më 08:58 01-10-2018 I ra të fikët në fushën e lojës, mbrojtësi i 'FLAMURTARIT 'alarmon' Ilir DAJËN

Në javën e 6-të të kampionatit Flamurtari priti në shtëpi Kastriotin, duke e mundur me shifrat 4-0.

Mirëpo ky takim në fillimin e tij nisi shumë keq për vendasit, pasi mbrojtësi Christian Sirghi është dëmtuar, duke marrë edhe shërbimet e menjëhershme të ambulancës, për t’u transportuar më pas në spital.

Pas përfundimit të ndeshjes tekniku Daja është interesuar për gjendjen e lojtarit dhe ka shkuar në spital, ndërsa ka biseduar me doktorët, të cilët kanë dhënë përgjigje pozitive për 31 vjeçarin, duke dalë nga spitali, por që duhet të qendrojë 10 ditë jashtë fushës së blertë për të marrë veten dhe më pas kur të rikthehet duhet të përdorë maskë mbrojtëse.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ze Maria braktis Tiranën? Ka lënë të gatshëm…
»
Article Logic
Execution time: 0.1445779800415
array(1) { ["section"]=> string(81) "i-ra-te-fiket-ne-fushen-e-lojes-mbrojtesi-i-flamurtarit-alarmon-ilir-dajen-136186" }