I riu i LSI-së befason, faqebotës lutet për prindërit e tij dhe e bën kaq thjeshtë dhe bukur…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:15 26-09-2016 I riu i LSI-së befason, faqebotës lutet për prindërit e tij dhe e bën kaq thjeshtë dhe bukur…

I riu i LSI-së bën një lutje befasuese, duke e ndarë me të gjithë në profilin e tij në ‘’Facebook’’. E rrallë për të rinjtë e sotëm që t’ua shprehin kaq bukur dhe kaq hapur dashurinë prindërve të tyre. ''Zot, te lutem m’i ruaj nga çdo e keqe dhe begatoi me çdo te mire!'', shkruan ai.

Klevi Pojanës, nënkryetarit të LRI-së, prindërit i mbushin plot 22 vjet të martuar dhe ai ka zgjedhur t’u shkruajë shkurt por me shumë ndjenjë.

LETRA E PLOTË:

Sot...

'Sot' më tingëllon më shumë se një nocion që përcakton kohën kur jetojmë, e lidhur ngushtësisht me të shkuarën dhe të ardhmen, por me peshën e rëndë, atë të së tashmes, 'sot', është ndryshe fakti i eksistencës!

Pikërisht 'sot', dhimbja dhe gëzimi janë gërshetuar në jetët e shumë njerëzve, diku lotët e gëzimit, njomën faqen e një nëne që solli në jetë një qenie të mrekullueshme, diku tjetër, lotët e hidhërimit njomën sytë që përcollën njeriun e tyre më të dashur, drejt një bote tjetër!

Por 'sot', është një ditë e veçantë...

Ata të cilët më dhuruan më të vyerën gjë në këtë jetë, familjen!

Ata që më falën ngrohtësi dhe dashuri!

Ata që më mësuan të eci dhe të rritem!

Ata që nga hiçi, ditën të jenë prindërit më të mirë në botë, të botës sime, asaj, të cilën e krijuan me ndërthurjen e sakrificës dhe mirëkuptimit, dashurisë dhe faljes, krenarisë dhe mirënjohjes, kremtojnë 22-vjetorin e lidhjes në martesë!

Zot, të lutem m’i ruaj nga çdo e keqe dhe begatoi me çdo të mirë!

Diku, në mesin e lumturisë dhe kënaqësisë së prindërve, fshihet shpërblimi më i madh hyjnor!

T’i duam, çdo sekondë e më shumë!

klevipojana.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021787166595459
array(1) { ["section"]=> string(97) "i-riu-i-lsi-se-befason-faqebotes-lutet-per-prinderit-e-tij-dhe-e-ben-kaq-thjeshte-dhe-bukur-54108" }