I riu kosovar me një propozim të veçantë për martesë (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:59 13-07-2015 I riu kosovar me një propozim të veçantë për martesë (Foto)

Një i ri nga Ferizaj i Kosovës ka menduar një propozim të veçantë martese për të dashurën e tij. Agoni ka zgjedhur t’i propozojë Marigonës nëpërmjet librave që kishte në bibliotekën e shtëpisë të rrethuara nga petalet e 6 trëndafila.

“Propozim më i veçantë për martesë për të dashurën time nga librat e bibliotekës familjare,ngaqë të dytë jemi të shkolluar dhe unë pasionant i librit,armës që zhdukë errësirën!”, shkruan Agoni në fotot që ka shpërndarë në facebook.

Më poshtë ai zbërthen kuptimin e saj: “M-me ngjyrë të kuqe paraqet emrin e dashurisë sime Marigona, e kam bërë me të kuqe që simbolizon dashuri, e kam bërë me libra ngjyrë të kuqe dhe libra patriotik,sepse e ka datëlindjen me 28 nëntor-Dita e Flamurit; e kam rrethuar me petale trëndafili dhe 6 trëndafila në mes që kanë kuptimin që 6 vite jemi së bashku; e kam bërë 6 metra të gjatë që tregon ecjen tonë 6 vjeçare si dy të dashuruar ndaj njëri-tjetrit;e kam përfunduar me shkronjën time ngjyrë të kaltër A, me idolin tim politik dhe heroin tim Dr.Ibrahim Rugova!.Ideja ime e kahmotshme morri jetë, dhe po e publikoj saktë në orën 6 pasdite!”, shkruan ai.

Përgjigja e Marigonës për Agronin ka qenë sigurisht pozitive, ndërsa ne i urojmë çiftit jetë të lumtur së bashku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039110898971558
array(1) { ["section"]=> string(63) "i-riu-kosovar-me-nje-propozim-te-vecante-per-martese-foto-16090" }