I shfaq videon në emision, Rama i kthehet gazetares: Kjo që po bëni është përbuzje ndaj atyre njerëzve

Publikuar tek: politike, më 20:11 14-11-2017 I shfaq videon në emision, Rama i kthehet gazetares: Kjo që po bëni është përbuzje ndaj atyre njerëzve

Mbrëmjen e sotme kryeministrit Edi Rama në emision i është shfaqur në një video një nga takimet e tij me qytetarët në Dibër, i ndërthurur me një film që përcjell një panoramë të kohës së periudhës së komunizmit.

Mirëpo kjo video nuk është pritur mirë nga Rama, i cili i drejtohet drejtueses së emisionit "Studio  e Hapur", Eni Vasili duke i thënë se kjo që po bën është përbuzje ndaj atyre njerëzve që shfaqen në video.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kam keqardhje për kujtesën tuaj kolektive… Ajo është një karikaturë e diktatorit dhe nuk shkon te shtëpia. Së dyti këtë unë e bëj me shumë kënaqësi, dhe kjo që bëni kërkon përbuzje ndaj atyre njerëzve. Jo vetëm ju se e shikoj dhe në komente e përqeshje që bëhen, se për faktin se në fshatra shtrohet një tavolinë. Këta që komentojnë mendojnë se në këtë fshatra të gjithë vdesin për bukë që është e gabuar…

Nëse ka disa gjëra që mua më japin kënaqësi dhe sens të dobishmërisë, nuk është kjo që po bëni ju  tani është pikërisht ajo që bëj atje.  Nëse ka një gjë që e bën politikën pasionante është takimi me njerëzit, janë njerëzit. Këto takime me kryeministrin janë një ilaç i shkëlqyer për të mos humbur kontaktin me realitetin. Tani ta mbaroj unë njëher pastaj ju do vazhdoni me parodinë e  estradave të periudhave post Enverit. Ju keni parë atë që ju keni dashur të kujtoni duke u nisur nga kujtesa kolektive. Nëse do ta shikoni deri në fund aty u diskutua për një kanal vaditës që ndryshon jetën  e të gjithë banorëve atje… Kjo zgjidh një problem të rëndësishëm të nejrëzve… i bëj këto sepse i kam të nevojshme jo për tu marrë mendjen njerëzve.

Article Logic
Execution time: 0.015478134155273
array(1) { ["section"]=> string(106) "i-shfaq-videon-ne-emision-rama-i-kthehet-gazetares-kjo-qe-po-beni-eshte-perbuzje-ndaj-atyre-njerezve-99584" }