I shpëtoi policisë në operacionin me 1.5 ton drogë në Velipojë, arrestohet trafikanti i superkërkuar (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 14-11-2017 I shpëtoi policisë në operacionin me 1.5 ton drogë në Velipojë, arrestohet trafikanti i superkërkuar (EMRI)

“VILUNI BEACH”- Velipojë,  arrestohet një tjetër trafikant  i shpallur në kërkim: Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë.

30-vjeçari ia doli t’i shpëtojë policisë në aksionin e dy ditëve më parë ku u sekuestruan mbi 1.5 ton drogë por kërkohej nga gjithë policia e shtetit.

“Ndalimi i Gjovalin Ndojit u bë pasi  më  datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa”, njofton policia.

Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”.

LEXO EDHE“VILUNI BEACH”, DEL VIDEO E OPERACIONIT: 1.5 TON DROGË NË VELIPOJË, ARRESTOHEN 5 TRAFIKANTËT, MES TYRE POLICI NGA TIRANA

Article Logic
Execution time: 0.0028970241546631
array(1) { ["section"]=> string(110) "i-shpetoi-policise-ne-operacionin-me-1-5-ton-droge-ne-velipoje-arrestohet-trafikanti-i-superkerkuar-emri-99517" }