“I shpëtuam”, drejtori i AQSH i lumtur për marrëveshjen e nënshkruar me Elvira Diamantin

Publikuar tek: kulture-art, më 11:01 02-06-2017 “I shpëtuam”, drejtori i AQSH i lumtur për marrëveshjen e nënshkruar me Elvira Diamantin

Materialet filmike të Arkivit Qendror Shtetëror ishin në grahmat e fundit të jetës, por falë marrëveshjes së nënshkruar nga Ardit Bido, drejtor i AKSH me Elvira Diamantin, drejtore e Arkivit të Filmit, këto materiale, përmes digjitalizimit, do të ruhen përjetësisht.  Bëhet fjalë për 118 bobina filmike, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga ish arkivi personal i Enver Hoxhës dhe procesi i digjitalizimit pritet të zgjasë për gjashtë muaj.

Lajmin e bën me dije vetë drejtori Bido i cili me entuzuazëm ndan edhe fotot gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave  Ardit Bido cilësoi se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme. “Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte nënshkruar sot ne do të kishim humbur një pjesë të historisë për shkak të degradimit që ato kanë pësuar. Për këtë arsye falenderoj në mënyrë të veçantë drejtoreshën e Arkivit Qëndror të Filmit Elvira Diamanti, e cila iu përgjigj në mënyrë të menjëherëshme kërkesës tonë për të digjitalizuar” – tha Bido.

Drejtoresha e Arkivit Qëndor të Filmit znj. Elvira Diamanti u bëri apel të gjitha institucioneve shtetërore që kanë në arkivat e tyre material filmik që ta digjitalizojnë pranë institucionit të vetëm që ka mundësi, që është AQSHF. “Filmi kërkon kushtet e tij specifike për tu ruajtur. Falenderoj në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave z. Ardit Bido i cili u përgjigj në mënyrë të menjëherëshme shqetësimit tonë për tu ruajtur ky material” – tha Diamanti.

elv.jpg

elv1.jpgelv3.jpg

elv4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipërisë i është "zhdukur" një qytet nga harta
Festa e veçantë në qytetin verior, “Dita e liqenit të Shkodrës”, që çel sezonin e ri turistik »
Article Logic
Execution time: 0.19761419296265
array(1) { ["section"]=> string(91) "i-shpetuam-drejtori-i-aqsh-i-lumtur-per-marreveshjen-e-nenshkruar-me-elvira-diamantin-80935" }