I tha Blendi Fevziut “të kam xhan”, 2 orë me vonë deputetja “zhduk” statusin në facebook

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:56 30-05-2017 I tha Blendi Fevziut “të kam xhan”, 2 orë me vonë deputetja “zhduk” statusin në facebook

Deputetja demokrate, Arbjola Halimi ironizoi gazetarin Blendi Fevziu përmes një statusi në facebook, pas deklaratës së tij për spastrimin e listës së Partisë Demokratike.

Halimi është një nga emrat e shumtë të lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në 25 qershor. Nisur nga ky debat, deputetja shkruan sot në facebook këtë status:

“Blendi flet per nevojen e spastrimit ne PD. Cfare ka harrruar valle??!! Qe nga termi tmerrohem. P.S. Te kam shume xhan o Fefzo.. Njerezit maten nga vlerat, kontributi, etj. Historine e PD e kane shkruar te tjere”.

arbjola_copy.jpg

 

Nuk ka vonuar shumë dhe rreth dy orë më vonë deputetja e ka fshirë statusin “thumbues” për gazetarin e njohur dhe e zëvendëson me një tjetër. Këtë herë pa përmendur emra dhe ironizuar askënd.

“Prej ditesh degjoj termin spastrim. Vete termi eshte i tmerrshem. Me shkakton frike. Me ben te pyes: kam bere mire apo keq qe kam bere opozite duke rrezikuar gjithcka?”, shkruan deputetja.

arb.jpg

Newsbomb.al ju sjell dy versionet e mesazheve të deputetes, në mënyrë që çdokush të nxjerrë konkluzionet e tij. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026026010513306
array(1) { ["section"]=> string(89) "i-tha-blendi-fevziut-te-kam-xhan-2-ore-me-vone-deputetja-zhduk-statusin-ne-facebook-80525" }