I tha gazetares se kishte folur me pronarin, Hysenbelliu i nxjerr SMS-në private Veliajt: Të fala artistëve

Publikuar tek: barometri, më 08:23 20-06-2018 I tha gazetares se kishte folur me pronarin, Hysenbelliu i nxjerr SMS-në private Veliajt: Të fala artistëve

Pas sherrit me Komisionin e Mediave, gazetarja e Fax News, Ambrozia Meta, pyeti Erion Veliajn lidhur me veprimet që do të ndërmerren në rast se aktorët e Teatrit Kombëtar, do futen në grevë urie.

 

Kryebashkiaku ashtu sikurse kryeministri Rama javë më parë, i kujtoi Ambrozias pronarët.

“Pata një takim me pronarët e Fax News, i sqarova se ky është vetëm fillimi i negociatave. Tani më lër të mbaroj ose unë do largohem dhe bëj intervistën vetëm këtu para gazetarëve tjerë. Më dëgjo dhe mos më ndërhy. Ky është fillimi i negociatave me aktorët dhe unë jam negociatori më i mirë në Tiranë, është vërtetuar kjo besoj", tha Veliaj.

Menjëherë ka reaguar pronari i Ambrozias, pra pronari i Fax News i cili ka publikuar një sms private me Veliajn ku ky i fundit e uron për ditëlindje.

“Si të kam Kryetar! Kemi kohe pa u takuar, që në  ditëlindjen e Bashkim Hoxhes, ndërsa komunikimi i fundit eshte urimi për ditëlindjen time. Teatri s’ është problemi im...Të fala artistëve”, shkruan në reagimin e tij Hysenbelliu i cili hedh poshtë kështu Veliajn i cili tha se kishte folur për çështjen e Teatrit me të.

Sms e publikuar nga Kasem Hysenbelliu- Komunikimi i tij me Veliajn ne what's app

35800757_10215899170222795_6575146458280886272_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024992942810059
array(1) { ["section"]=> string(112) "i-tha-gazetares-se-kishte-folur-me-pronarin-hysenbelliu-i-nxjerr-sms-ne-private-veliajt-te-fala-artisteve-125069" }