I tha Nard Ndokës “Më mirë në bordello se me politikanët”, Robert Aliaj shpërthen kundër medieve që e bënë lajm

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:47 13-09-2016 I tha Nard Ndokës “Më mirë në bordello se me politikanët”, Robert Aliaj shpërthen kundër medieve që e bënë lajm

Anëtari i jurisë së spektaklit të vallëzimit “Dance with me” në TV Klan, Robert Aliaj ka shpërthyer kundër mediave dhe portaleve, duke i akuzuar si “pa nivel”.

Mbrëmjen e kaluar, në konkursin e kërcimit të “Dance with me”, Roberti iu hakërrye ish-ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndokës, duke i quajtur të gjithë politikanët kriminelë.

Pas performancës së politikanit me partneren e tij Greta Koçi, Roberti i tha atij:

 “100 herë më mirë njerëzit që janë në bordello se politikanët në parlamentin shqiptar”.

Por mesa duket, anëtarit të jurisë nuk i ka pëlqyer që mediat shpërthyen me lajme lidhur me deklaratën e tij “humoristike”.

Shpërthimi i Aliajt lidhur me shkrimet e mediave:

“Reagimet zhgënjyese dhe pa nivel të mediave dhe portaleve, të paktën kanë vetëm një anë të mirë, atë që më bëjnë mua të hedh ndonjë rresht, unë e quaj këtë fenomen "piramida e gënjeshtrës", që quhet kur bëhet normë mungesa e informacionit alternativ dhe të pavarur nga të gjitha mediat, me ngjashmërinë e trajtimit të së pavërtetës, manipulimit në këtë high tech erë dixhitale me ekrane high dinamic range, me burime informacioni dixhitale, ku gjithçka që na jepet është statike.

E gjithë kjo listë makinerish të shpëlarjes së trurit, shtrembërimesh dhe gënjeshtrash, informacionesh të prezantuara si gjysëm të vërteta që errësojnë realitetin është e frikshme.

Shqiptarët kërkojnë nga mediat një definicion më të qartë të kriticizmit, të opozicionit etc. Ne kemi nevojë për një media që kontrollon pushtetin, jo që të funksionojë në shërbim të pushtetit. Ne duam një media që është realisht pushteti i katërt, jo servilë. Ne sot kemi nevojë më shumë se kurrë për një media që bën histori.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025727033615112
array(1) { ["section"]=> string(114) "i-tha-nard-ndokes-me-mire-ne-bordello-se-me-politikanet-robert-aliaj-shperthen-kunder-medieve-qe-e-bene-lajm-52772" }