“I thashë që është thjesht një lojë”, flet tifozi portugez që preku zemrat e miliona njerëzve dhe tregon një detaj shumë interesant

Publikuar tek: sport, më 20:57 12-07-2016

Video ku ai përqafonte dhe ngushëllonte një tifoz francez pas humbjes në finale bëri xhiron e botës duke prekur zemrat e miliona njerëzve. Por mediat e kanë zbuluar kush është djaloshi në video. Ai quhet Matisse, ka lindur në Francë me baba francez dhe mama portugeze.

Një detaj i rëndësishëm që 10 vjeçari ka treguar është se nuk flet asnjë fjalë portugalisht, por ai zgjodhi të ishte me skuadrën e mamasë së tij për vet faktin se ajo nuk kishte fituar kurrë një titull kampion.

Matisse ka treguar për televizionin portugez, “SIC” se çfarë i ka thënë bashkëkombasit të tij.

“I thashë është vetëm një ndeshje, por e kuptoj se si ndihesh. Nuk e njihja atë dhe as ai nuk më njihte mua. Më përqafoi dhe ai ishte një moment shumë emocionues. Madje i thashë ‘zotëri, mos u shqetëso, Franca luajti një ndeshje shumë të mirë. Ju keni luajtur shumë bukur. E meritonit të fitonit kupën, por portieri ynë Rui Patricio nuk iu lejoi”, ka rrëfyer 10 vjeçari fjalët që i ka thënë tifozit.

“Nuk më pëlqen kur shoh njerëz duke qarë, edhe kur nuk i njoh ata”, është shprehur Matisse.

Ndërkohë, mamaja e 10 vjeçarit është ka thënë se ndihet shumë krenare për veprimin e djalit të saj. 

363279E900000578-3686420-Inspiring_The_Portugal_supporter_who_embraced_a_sobbing_French_f-m-2_1468335635900.jpg

363279EF00000578-3686420-image-m-4_1468336389703.jpg

36280EFC00000578-0-image-a-47_1468328565962.jpg

36280EF200000578-0-image-a-48_1468328569366.jpg

36280EEE00000578-0-image-a-49_1468328572830.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029968976974487
array(1) { ["section"]=> string(134) "i-thashe-qe-eshte-thjesht-nje-loje-flet-tifozi-portugez-qe-preku-zemrat-e-miliona-njerezve-dhe-tregon-nje-detaj-shume-interesant-46379" }