“I tmerrosur nga ulërimat dhe britmat e një 16-vjeçari”, gjykata e Pukës merr vendimin dramatik

Publikuar tek: barometri, më 08:25 20-02-2018 “I tmerrosur nga ulërimat dhe britmat e një 16-vjeçari”, gjykata e Pukës merr vendimin dramatik

Një histori dramatike e tejet prekëse vjen nga Puka.

Orneli 16-vjeçar është detyruar të ndahet nga vëllai më i vogël pas divorcit të prindërve të tij.

Pas divorcit të prindërve, të cilët në fakt ishin ndarë që tri vite më parë, mëson newsbomb.al gjykata e Pukës ka vendosur sot që djali i vogël të shkojë në kujdestari të së ëmës dhe i madhi me të atin. Një vendim i tillë është përjetuar keq nga djali adoleshent i cili s'ka mbajtur dot të qarat dhe të bërtiturat nga dhimbja e këtij vendimi të vështirë në dyert e gjykatës.

“I tmerrosur nga ulërimat dhe britmat e një 16 vjeçari, i cili u detyrua të ndahej nga i vëllai më i vogël pas divorcit të prindërve. Tani imagjinoj Dramen dhe kujtimet që ata do të ken përjetësisht nga mënyra se si rriten të ndarë nga njëri-tjetri. Divorci po shkatërron shoqerine tonë! Fëmijë që rriten të traumatizuar, nuk janë oguri i mirë që ne të gjithë presim për të ardhmen. Pse ky fenomen kaq i përhapur? Jetojmë në kohë të vështira që veç kërkojnë maturi dhe shumë durim. Drama e Ornelit sot vjen si një këmbanë alarmi për të gjithë ata prindër që mendojne DIVORCIN, pa menduar atë çfarë shkaktojnë tek fëmijët, kryesisht kur këta të fundit janë të mitur”, jep mesazhin e tij të fortë gazetari i Pukës Armir Mehaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017791032791138
array(1) { ["section"]=> string(99) "i-tmerrosur-nga-ulerimat-dhe-britmat-e-nje-16-vjecari-gjykata-e-pukes-merr-vendimin-dramatik-110819" }