I vë flakën makinës dhe godet me thikë 3 persona, 1 i vdekur, policia i kundërpërgjigjet me armë

Publikuar tek: bota, më 09:07 09-11-2018 I vë flakën makinës dhe godet me thikë 3 persona, 1 i vdekur, policia i kundërpërgjigjet me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Melburn të Australisë ku ka humbur jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Sipas mediave vendase, agresori i vuri flakën makinës së tij pranë një qendre tregtare dhe më pas qëlloi me thikë tre persona, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Mësohet se më pas ai tentoi të godiste edhe një polic, ndërkohë që njëri prej tyre iu kundërpërgjigj me armë, duke e plagosur rëndë.

‘The Guardian’ raporton se zjarri në makinë u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e hedhur nga personi i arrestuar. Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që ngjarja të ketë lidhje me terrorizimin. Aktualisht agresori është kapur nga policia, ndërsa ndodhet në spital. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rregulla të reja për azil në SHBA
Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424
array(1) { ["section"]=> string(101) "i-ve-flaken-makines-dhe-godet-me-thike-3-persona-1-i-vdekur-policia-i-kunderpergjigjet-me-arme-140847" }