I vë “lakun” në fyt kryedemokratit, Jul Deda: Ju tregoj ç’më thotë Basha për kritikat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:13 26-11-2017 I vë “lakun” në fyt kryedemokratit, Jul Deda: Ju tregoj ç’më thotë Basha për kritikat

Juljan Deda është një nga kritikët më të mëdhenj të kryedemokratit Lulzim Basha, më së shumti që nga periudha e zgjedhjeve, ku u lanë jashtë listave për kandidat për deputetë disa figura të rëndësishme të PD.

Aktori i njohur ka folur për këtë pjesë i ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj, madje tregon nëse Basha i ka thënë diçka personalisht për kritikat që i bën.

“Marrëdhënie institucionale besoj. Se unë jam anëtar i partisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar. Për statuset e fundit në Facebook, nuk më ka bërë vërejtje drejpërdrejtë por më kanë thënë të tjerë pse i bëj.

Unë i them disa gjëra se duhen thënë. Ndonjëherë kur i sheh disa gabime te vetja, të bën dhe më të besueshëm dhe tek të tjerët. Unë kam këndvështrim tjetër për opozitën. E shoh më aggresive, më konservatore”, ka thënë Juli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016098976135254
array(1) { ["section"]=> string(88) "i-ve-lakun-ne-fyt-kryedemokratit-jul-deda-ju-tregoj-c-me-thote-basha-per-kritikat-100785" }