I vëllai shkon në burg, Fatmir Xhafaj thyen heshtjen e 3 ditore

Publikuar tek: aktualitet, më 15:39 16-05-2018 I vëllai shkon në burg, Fatmir Xhafaj thyen heshtjen e 3 ditore Fatmir Xhafaj

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj i është dorëzuar autoriteteve italiane për të kryer dënimin me burg.

Sakaq, vetë Xhafaj ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të mbajë një konferencë për mediat.

Zyra e shtypit në ministrinë e Brendshme bën me dije se sot në orën 18:30, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të mbajë një konferencë për media në sallën e MB.

Kujtojmë se Rama në mbledhjen e grupit të PS mbështeti Xhafajn dhe tha se ai nuk ka asnjë përgjegjësi morale a ligjore për të vëllain i cili siç u shpreh kryeministri “shkoi me këmbët e veta në burg”.

Dalja e Xhafaj po pritet me shumë interes pasi është e para që pas publikimit të audio-përgjimit nga PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drogë në qelinë e të burgosurit , policia nis hetimet
Shake ditën tënde me Vodafone Albania »
Article Logic
Execution time: 0.017843961715698
array(1) { ["section"]=> string(69) "i-vellai-shkon-ne-burg-fatmir-xhafaj-thyen-heshtjen-e-3-ditore-120981" }