I vjedh kursimet e Krishtlindjeve, e moshuara me kancer i shkruan letër hajdutit

Publikuar tek: bota, më 21:20 02-12-2016 I vjedh kursimet e Krishtlindjeve, e moshuara me kancer i shkruan letër hajdutit

Gjyshja e cila fatkeqësisht ishte diagnostikuar me kancer disa ditë më parë, u vodh nga hajdutët të cilët i morën të gjitha kursimet e Krishtlindjeve.

Sheila Weston tha se e shkroi letrën në mënyrë që personi, i cili i kishte hyrë në shtëpinë e saj në Leicester në Britaninë e Madhe do të mund ta lexonte dhe do të kuptonte se çfarë dëmi kishte shkaktuar. E gjitha kjo për të përcjellë dhe një mesazh të rëndësishëm.

Ja çfarë shkruan 81-vjeçarja në letrën e saj drejtuar hajdutit:

“I dashur hajdut,

Faleminderit që ma shndërrove këtë javë në një prej javëve më të këqija të jetës sime. Sapo kisha mësuar që jam diagnostikuar me kancer të paoperueshëm dhe isha në shtëpinë e mbesës për të ngrënë darkën, kur u ktheva dhe gjeta shtëpinë që ma kishin vjedhur. Ti më more paratë që kisha mbledhur për Krishtlindje, më shkatërrove dhomat dhe më theve dyert. Jam një e moshuar 81-vjeçare që jetoj vetëm, ndërsa ti më theve besimin që kisha tek njerëzit… Shpresoj të kesh ndërgjegje dhe një ditë të pendohesh për këtë që ke bërë”.

Sheila është nënë e tre fëmijëve, ka 9 nipër e mbesa dhe 11 stërnipër e stërmbesa. Ajo u diagnostikua me kancer ditën e martë, më 16 nëntor, ndërsa shtëpia e saj u vodh ditën e mërkurë, m 17 nëntor mes orës 9 deri në 11 të paradites.

E moshuara është shprehur kështu për mediat vendase: “U trondita dhe mu desh pak kohë që të merrja veten. Isha shtrirë në shtrat dhe po mendoja për hajdutin, ndaj vendosa t’i shkruaj nj letër. E kisha me dy mendje ndaj pyeta vajzat e mia dhe ato më thanë se kjo ishte një ide e mirë. Nuk e di se pse më vodhi apo në ç’rrethana mund të ketë qenë. Mund të paramendoj vetëm se ka qenë i dëshpëruar që ka bërë këtë veprim. Më kishte kthyer shtëpinë përmbys, por kishte marrë vetëm paratë, nuk më kishte vjedhur sendet me vlerë. Mendoj se i duheshin vetëm paratë pasi vetëm ato ka marrë. Nuk e di nëse do ta lexojë apo jo këtë, por shpresoj që këto fjalë të kenë efekt tek ai”.

2-8.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027437925338745
array(1) { ["section"]=> string(85) "i-vjedh-kursimet-e-krishtlindjeve-e-moshuara-me-kancer-i-shkruan-leter-hajdutit-61413" }