I vranë të atin efektiv të FNSH, Suardi 15-vjeçar niset enkas nga Shkodra dhe befason Tahirin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:56 15-03-2017 I vranë të atin efektiv të FNSH, Suardi 15-vjeçar niset enkas nga Shkodra dhe befason Tahirin

Ministri Saimir Tahiri ndër të tjera do mbahet mend në memorien e çdo shqiptari për momentet emocionuese me djalin e efektivit të vrarë të FNSH Ardian Kodra.

Ministri shoqëroi në ditën e parë të shkollës Suardin i cili shpërtheu në lot nga fjalët  e ministrit.

“Suard ti je me ne, ne jemi me ty. Fryma jote do të jetë e jona dhe do jemi pranë teje sa herë të kesh nevojë ti dhe familja jote”, i tha Tahiri 15 vjeçarit Suard të cilit një vit më parë iu vra i ati në krye të detyrës gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari.

Por ja ku ka ardhur momenti që Suardi këtë herë t’i ofrojë mbështetjen e tij dhe ta befasojë ministrin, pas largimit nga detyra.

15 vjeçari është nisur dje enkas nga Shkodra për t’i thënë Tahirit “Ti je heroi im” përmes kësaj steme të ngjitur në xhaketë, gjë që e ka emocionuar së tepërmi ministrin. 

tahiri-31.jpg

tahiri-2.jpg

tahiri-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090529918670654
array(1) { ["section"]=> string(98) "i-vrane-te-atin-efektiv-te-fnsh-suardi-15-vjecar-niset-enkas-nga-shkodra-dhe-befason-tahirin-71977" }