I zgjedhur si kryeredaktor i “Big Brother”, Arjan Konomi largohet nga puna

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:34 25-02-2017 I zgjedhur si kryeredaktor i “Big Brother”, Arjan Konomi largohet nga puna

Dikur opinionist në spektaklin “reality” të “Top Channel”, Arjan Konomi u rikthye sivjet në “Big Brother” me një rol të ri.

Siç konfirmuan burimet pranë produksionit për “revistawho.com”, ai ishte zgjedhur në detyrën e kryeredaktorit. Por duket se diçka nuk shkoi mirë. Papritur ai u largua nga kjo detyrë, dy javë përpara nisjes së spektaklit. Ndonëse nuk është bërë ende publike zyrtarisht data se kur do të fillojë edicioni i 9 i “Big Brother”, flitet se me shumë gjasë ai do të nisë në fillim të marsit. Lajmi për largimin e Konomit nga “Top”-i u njoftua sot nga gazeta “Paloma” po në artikull shënohet se nuk dihen arsye e ikjes së tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027408123016357
array(1) { ["section"]=> string(77) "i-zgjedhur-si-kryeredaktor-i-big-brother-arjan-konomi-largohet-nga-puna-69945" }