I zuri vendin Tahirit, Gjylameti në një rrëfim ndryshe: Sikur kam opozitën në shtrat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:13 01-11-2017 I zuri vendin Tahirit, Gjylameti në një rrëfim ndryshe: Sikur kam opozitën në shtrat

Kryetarja e re e PS për Tiranën Blerina Gjylameti e emëruar në këtë detyrë në vend të deputetit Saimir Tahiri, pasditen e djeshme në mbledhjen e grupit të PS, sot ka folur për një pjesë të rëndësishme të jetës, jashtë politikës.

Gjylameti paditen e sotme e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka folur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe djalin. Deputetja gjatë bisedës ndër të tjera tha se se bashkëshortin e ka si opozitë, “pasi është këshilluesi im më i mirë por shpesh bën dhe avokatin e djallit”.

“Bashkëshorti im është sikur kam opozitën në shtrat ai është këshilluesi im më i mirë por shpesh bën dhe avokatin e djallit. Kemi qenë shokë klase në gjimnaz. Ishim bashkë për studime dhe u martuam. Ai është shumë për mua. Mungesat e mia me Joelin (djalin) i plotëson ai. Është një bashkëshort i mrekullueshëm”, u shpreh Gjylameti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060776233673096
array(1) { ["section"]=> string(88) "i-zuri-vendin-tahirit-gjylameti-ne-nje-rrefim-ndryshe-sikur-kam-opoziten-ne-shtrat-97993" }