Ibrahimovic dërgon Suedinë në Euro2016, kualifikohet edhe Ukraina

Publikuar tek: sport, më 23:03 17-11-2015 Ibrahimovic dërgon Suedinë në Euro2016, kualifikohet edhe Ukraina

Dy golat e Zlatan Ibrahimovic i kanë siguruar Suedisë kualifikimin në Kampionatin Europian “France 2016”. Sulmuesi i PSG ka shënuar nga një gol në çdo pjesë, ndërsa Danimarka ka barazuar shifrat në minutat e fundit të takimit.

Me barazimin 2-2, Suedia siguroi kualifikimin, e ndihmuar nga fitorja në fushën e saj, ku në ndeshjen e parë triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj danezëve.

Edhe Ukraina është kualifikuar për në Euro 2016. Ukrainasit kanë siguruar një barazim 1-1 vetëm në minutat e fundit ndaj vendasve slloven, por rezultati i ndeshjes së parë 2-0 në favor të tyre, e dërgon Ukrainën në Francë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Angli-Francë, vendasit fitojnë në miqësore (Video)
Ja banderola që ju ndalua “Tifozave Kuq e Zi” në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, publikohen fotot e dhunës »
Article Logic
Execution time: 0.033818960189819
array(1) { ["section"]=> string(70) "ibrahimovic-dergon-suedine-ne-euro2016-kualifikohet-edhe-ukraina-25666" }