Icardi dhe Perisic “gjynjzojnë” me përmbysje Romën në “Olimpico”

Publikuar tek: sport, më 22:09 26-08-2017 Icardi dhe Perisic “gjynjzojnë” me përmbysje Romën në “Olimpico”

Pas një pjese të parë për tu harruar Inter e mbyll mbrëmjen në mënyrën më të mirë të mundëshme duke triunfuar 3-1 me Romën në Olimpico.

Roma e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Edin Dzeko, i cili realizoi në minutën e 15’. Por, Spalletti, që ka drejtuar Romën për afër dy vite, duket se i di shumë mirë pikët e dobëta të tyre pasi deri në fund skuadra e tije re arriti të shënojë tre gola.

Kapiteni dhe sulmuesi, Mauro Icardi, ishte ai që përmbysi gjithçka duke shënuar dy gola, një në minutën e 67’, të dytin në minutën 77’, ndërsa golin e tretë për Interin e shënoi mesfushori i ri i transferuar nga Fiorentina, Matias Vecino në minutën e 87’.

Pas kësaj fitore të rëndësishme, Interi ka grumbulluar gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, duke shënuar gjashtë gola në vetëm dy takime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus bën përmbysjen e madhe, ndihmohet nga tripleta e Dybalës
“Xhudistja më e mirë në botë”, fjalët emocionuese të Majlinda Kelmendit »
Article Logic
Execution time: 0.017998933792114
array(1) { ["section"]=> string(65) "icardi-dhe-persic-gjynjzojne-me-permbysje-romen-ne-olimpico-90283" }