Identifikohet flamuri i veçantë shqiptar, i përket Zogut

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:04 08-03-2015 Identifikohet flamuri i veçantë shqiptar, i përket Zogut

Një flamur i veçantë i ndodhur në arkivin e QKA-së është identifikuar së fundmi nga studiuesi Artan Lame.

Foto e flamurit kombëtar i ishte dërguar disa ditë më parë kreut të ALUIZNI-t nga restauratori Frederik Stamati, i cili kërkonte ndihmë për identifikimin e tij. Mendimi i parë ishte se flamuri ishte përdorur nga trupat shqiptare nën komandën italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, por më pas rezultoi se ai i përkiste mbretit Zog. Flamuri dallohet qartë pas shpinës së Ahmet Zogut, fotografi e berë në gjysmën e parë të vitit 1925, publikuar në facebook nga Artan Lame.

Postimi i Artan Lames:

Para disa ditësh restauratori Frederik Stamati më dergoi foton e një flamuri që gjendet në Arkivin e QKA, duke më kërkuar ndihmë për identifikimin e tij. Flamuri sipas përshkrimit të prof. Stamatit, është prodhuar në Itali pasi në cep mban markën e fabrikës në Napoli. Nisur nga kjo profesori hedh mendimin se mund të jetë flamur i përdorur nga trupat shqiptare nën komandën italiane gjatë L.I.B.

Pasi harxhova gjithë fundjavën duke gërmuar nëpër fotografi të vjetra më në fund e gjetaaaaa!!! Gjeta këtë fotografi të Ahmet Zogut e bërë diku në gjysmën e parë të vitit 1925. Nga kënaqësia e zbulimit, nuk po rri dot pa e ndarë me ju këtë zbulim.

Fakti që flamuri mban stampën e nje fabrike në Napoli, nuk do të thotë gjë. Gati të gjithë flamujt prodhim fabrike të periudhës nga vitet '20 e deri në vitin 1944, prodhoheshin në Itali. Unë veç prodhimit Napoli, kam të prodhuar edhe në Romë, Milano e Torino.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025513887405396
array(1) { ["section"]=> string(60) "identifikohet-flamuri-i-vecante-shqiptar-i-perket-zogut-5316" }