Ideologji, emancipim apo nxitim i pakontrolluar?

Publikuar tek: analiza-komente, më 22:55 27-03-2018 Ideologji, emancipim apo nxitim i pakontrolluar?

Nga Dom Artur Jaku

Ndonëse kleri katolik e ka dhënë shembullin e tij të mësimdhënies e përhapjes së dijes, duke çelur të parat shkolla shqipe, motër Elda Nikolli e cila jepte mësim është parë me skepticizëm në shkollën e Fanit të Mirditës ndaj i është ndërprerë marrëdhënia e punës; ndoshta për të mos cënuar laicitetin e institucioneve arsimore anipse, ajo nuk foli për besim në klasa.

Përkundër këtij shembulli, në Tiranë, kanë nisur po në shkolla, diskutime lidhur me bullizmin dhe komunitetin LGBT, si pjesë e një fushate për ndërgjegjësimin mbi të drejtat e njeriut, si pjesë e strategjisë kombëtare për barazi gjinore 2016-2020.

Diskutimi në Shqipëri është i hapur, shumëkush e ka kundërshtuar bisedën e lirë mes nxënësve dhe përfaqësuesve të komunitetit LGBT në shkolla, diskutim që shkon deri edhe te ndarja e përvojave personale të antarëve të atij komuniteti. Pa rendur me vrap, për të dhënë një qëndrim, as pa dashur të gjykoj a të paragjykoj, qoftë grupimet e caktuara qoftë nevojën për emancipim, së pari duhet shtruar pyetja: çfarë po u mësohet, e çfarë po u thuhet të rinjve?!

Po edhe, nga kush u duhet thënë?

Në mendimin modern, besoj që laiciteti nuk ka të bëjë vetëm me fenë por me çdo lloj ideologjie, përfshi këtu edhe lobe të ndryshme, janë cënim i laicitetit të shkollës.

Është e çuditshme që LGBT trajtohet si kategori e favorizuar edhe më shumë se të varfërit me sovensionim sa i përket strehimit, qerasë apo programe të tjera, vetem se jane LGBT.

Nga një murgeshë që ka kryer dy fakultete dhe ka si mision formimin dhe edukimin e brezave, shikohet me skepticizëm për arsye laiciteti, ndonëse kisha katolike është e sprovuar në këtë mision për punën e saj fisnike ndër shekuj. Kujtojmë me këtë rast rrëfimin e Sami Rrepishtit: "Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Ju tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin shumë mirë dhe e pranuan”.

Prandaj edhe më shumë në një krahinë si Mirdita që është ushqyer për shekuj me kulturën dhe vlerat katolike duhet përqafuar kjo traditë.

Atëherë biem dakord të gjithë që edhe grupime të caktuara, mund të cënojnë mënyrën se si prindërit duan t’i rrisin fëmijët?

Ka shumëçka që nxënësve, nuk mund t’u thuhet në shkolla në biseda të lira. Nëse u duhet folur për LGBT, ajo që u thuhet, duhet të jetë një informacion për të cilin është rënë dakord paraprakisht nga Ministria e Arsimit, pas konsultimeve me grupe që përbëhen nga prindër, psikologë e sociologë etj.

Edhe kjo duhet mirëmenduar, përndryshe, të gjithë mund të shkojnë në shkolla e të flasin për çfarë e shohin të arsyeshme, ndonëse e arsyeshmja për një pjesë është krejt e paarsyeshme për të tjerë.

Pa dashur të biem në kurthet e ideologjisë, nuk duhet së pari të keqkuptojmë as emancipimin.

Latinët thoshin "Nemo dat quod non habet", askush nuk mund të jap atë që s'e ka vetë.

Thuhet se ky është një projekt europian. Besoj që Shqipëria ka sfida më të rëndësishme se kjo përpara, ka sfidë zbutjen e varfërisë, pronën publike, edukimin në të mirën e përbashkët, në këto dhe fusha të tjera kemi nevojë për Europën.

Besoj ka ardhur koha që shoqëria shqiptare duhet të dalë nga një gjendje që italianët e quajnë 'omertà', heshtje përballë krimit e të keqes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari i përvishet politikanit dhe rrëfen të vërtetën për 21 shkurtin e rrëzimit të bustit të Hoxhës
»
Article Logic
Execution time: 0.0043339729309082
array(1) { ["section"]=> string(53) "ideologji-emancipim-apo-nxitim-i-pakontrolluar-114753" }