Idrizi apel autoriteteve maqedonase: Kini kujdes me të drejtat e shqiptarëve sepse ata nuk janë vetëm

Publikuar tek: politike, më 13:07 08-06-2015 Idrizi apel autoriteteve maqedonase: Kini kujdes me të drejtat e shqiptarëve sepse ata nuk janë vetëm

‎Nga qyteti i Peshkopisë, ku ndal për takimin e radhës elektoral në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet,  Shpëtim Idrizi, ka shfrytëzuar historinë, pozicionin gjeografik dhe domethënien e kësaj krahine, për të dërguar një mësazh të qartë për autoritetet maqedonase lidhur me ngjarjne e Kumanovës.

“ Ne këtu jemi shumë afër vëllezërve shqiptarë, e kam fjalën për ata që jetojnë në Dibrën e Madhe dhe më gjerë. Është rasti këtu të evokojmë atë çfarë ka ndodhur në Kumanovë. Shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Çamërisë, ku do që jetojnë shqiptarët, nuk janë vetëm, ata janë me 10 milionë shqiptarë kudo që ato ndodhen. Unë nga kjo tribunë, duke marrë shkas nga ngjarja e dhimbshme e Kumanovës i bëj thirrje gjithë autoriteteve maqedonase të kenë kujdes me gjithë të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ata nuk janë vetëm, kanë bashkë Dibrën, Kukësin, Tropojën, Konispolin, Vermoshin, çam, kosovarëkudo ku ata janë”,  u shpreh  Idrizi.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 21 qershorit dhe tek projektet për zonën e Dibrës,  Idrizi vuri theksin projekti i Rrugës së Arbërit, por edhe tek shndërrimi i Dibrës në një zonë të madhe të bashkimit ekonomik të shqiptarëve. Me bindjen se në zgjedhjet e 21 qershorit PDIU do dyfishojë votat e saj,  Idrizi ftoi të gjithë qytatërët të votojnë Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi: Politika, mundësi për zgjidhjen e problemeve
Herë Spiropali, e herë Majko... Festë e madhe e së majtës me red-bull e birra në pishinë (Foto-galeri) »
Article Logic
Execution time: 0.0041639804840088
array(1) { ["section"]=> string(106) "idrizi-apel-autoriteteve-maqedonase-kini-kujdes-me-te-drejtat-e-shqiptareve-sepse-ata-nuk-jane-vetem-12988" }