Idrizi: Dy partitë e mëdha janë shumë të zonjat për sherrnajë

Publikuar tek: politike, më 09:05 16-06-2015 Idrizi: Dy partitë e mëdha janë shumë të zonjat për sherrnajë

Shpëtim Idrizi, ndonëse ishte aleati i fundit i koalicionit të ASHE, i cili mori edhe postin e nënkrytarit të Kuvendit, vijon sulmet ndaj dy partive të mëdha. Gjatë një tubimi në zonën e Kasharit, Idrizi tha se  i vetmi opsion i ofruar nga partitë e mëdha për qytetarët është sherrnaja. Idrizi bëri thirrje që të ndalojmë ndasitë mes qytetarëve shqiptarë dhe të punojmë sëbashku për një vend më të mirë dhe të begatë.

"Ne kemi parë se dy partitë e mëdha politike kanë 25 vjet që janë shumë të zonjat, edhe në parlament çdo të enjte t'i ndajnë shqiptarët në të majtë e në të djathtë. Ne nuk kemi nevojë për këtë sherrnajë. Më 22 qershor do të ulen flamujtë e partive politike, do të ngrihet flamuri i Shqipërisë, do të ngrihet flamuri i qytetarëve. Ne i duam të gjithë shqiptarët bashkë paasnjë lloj dasie. Kjo është ajo çka na bën ndryshe nga të tjerët. Prandaj, ju kërkoj të votoni për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të votonipër nr. 34, që minimalisht do t'ju bëj krenarë që jeni shqiptarë" , tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së tha se PDIU është e vetmja parti që ka dalë me program nëkëto zgjedhje, duke vendosur theksin mbi krijimin e Agjencive Rajonale tëZhvillimit Ekonomik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati ndryshon qëndrim për Kumanovën: Nga Hetim Ndërkombëtar, në “hetim transparent të plotë”
Donald Lu ‘’kokë më kokë’’ me Bujar Nishanin, takim në Presidencë 5 ditë para zgjedhjeve »
Article Logic
Execution time: 0.028352975845337
array(1) { ["section"]=> string(66) "idrizi-dy-partite-e-medha-jane-shume-te-zonjat-per-sherrnaje-13708" }