Idrizi: Fjalimi i Ramës në Konispol ishte brilant

Publikuar tek: politike, më 12:00 15-06-2015 Idrizi: Fjalimi i Ramës në Konispol ishte brilant

Aleati i fundit në Koalicionin për Shqipërinë Europiane, Shpëtim Idrizi ka vlerësuar me superlativa fjalimin e kryeministrit Rama në Konispol ku mallkoi ata që duan të përçajnë banorët në  këtë zonë. Sipas tij fjalimi i kryeministrit Rama në Konispol ishte brilant.

"Përshëndes kryeministrin Rama në një fjalim brilant në Konispol, i cilisot iu drejtua të gjithë qytetarëve që të jenë të gjithë bashkë e tëkuptojnë se Konispoli nuk mund të jetë transferimi i konflikteveetniko-fetare siç ka qenë Himara. Por, Konispoli duhet të jetë vendi i bashkëjetesës myslimanë, ortodoksë e katolikë. Vendi i bashkëjetesës së minoritarëve, shqiptarëve të Çamërisë e të gjithë atyre që janë në shtëpitë e tyre në Konispol dhe denoncoj të gjithë ata që duan ta kthejnë Konispolin në vatër konfliktesh. Sepse, dua ta perifrazoj: në Konispol, minoritarët janë në shtëpinë e tyre, kurse ne të gjithë bashkë jemi në oborrin tonë, në oborrin e të gjithë shqiptarëve dhe shqiptarët e Çamërisë kanë respektuar dhe do të respektojnë gjatë gjithë jetës së tyre këdo. Mos votoni përpërçarjen, por votoni për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane",tha  Idrizi gjatë turit elektoral  në qytetin e Patosit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024518013000488
array(1) { ["section"]=> string(54) "idrizi-fjalimi-i-rames-ne-konispol-ishte-brilant-13632" }