Idrizi i përgjigjet Athinës: Stabilitetin në Europë e kërcënon Agimi i Artë, jo PDIU

Publikuar tek: politike, më 10:56 23-05-2015 Idrizi i përgjigjet Athinës: Stabilitetin në Europë e kërcënon Agimi i Artë, jo PDIU

Partia për Drejtësim, Integrim dhe Unitet ka reaguar  pas deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke, Konstandinos Kutras.Partia për Drejtësim, Integrim dhe Unitet ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga shteti fqinj.

 PDIU shprehet se Idrizi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit në bazë të një marrëveshje politike- qeverisëse dhe se pereceptimet e saj politike nuk kanë asnjë lidhje me "perceptim irredentist, të lidhur direkt me të kaluarën e tmerrshme fashiste dhe naziste të Europës

"Në lidhje me cilësimet politike, ne do donim të thonim se programi i PDIU-së, pozicionimet e saj politike nuk kanë kurrfarë "perceptimi irredentist, të lidhur direkt me të kaluarën e tmerrshme fashiste dhe naziste të Europës". Përkufizime të tilla kanë në bazë një falsifikim historik prej të cilit ne kujtonim se Greqia e sotme e qeverisur nga e majta me histori të përbashkët lufte me partizanët tanë, do të ishte e çliruar", thuhet në deklaratën e PDIU.

PDIU i quan kërcënim deklaratat e zyrtarit grek, teksa shton se stabilitetin dhe integrimin europian të Shqipërisë e kërcënon Agimi i Artë.

"Nuk ka asnjë pjesë të programit, të aksionit politik të PDIU që është kundër këtyre vlerave të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian. Ne jemi për respektim të plotë nga të dy palët, të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Reciprok midis dy vendeve. Edhe Rezoluta për Çështjen Çame si cështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, është shkruar në këtë frymë europianiste, të Traktatit të Miqësisë. Miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin, integrimin europian të Shqipërisë e kërcënon Agimi i Artë, pinjollët e të cilit i bëjnë homazh fashizmit dhe nazizmit dhe jo PDIU”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Milo: Marrim 10 mijë vota në zgjedhje. Veliaj: Krenar për një aleat si Milo, po PD me çfarë krenohet tek Mediu?
Banori-Ramës: Boll u more me gratë tona, ato kanë burra! Kosova:Kompenson diçka tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.022950887680054
array(1) { ["section"]=> string(88) "idrizi-i-pergjigjet-athines-stabilitetin-ne-europe-e-kercenon-agimi-i-arte-jo-pdiu-11787" }