Idrizi: Jam 100-karatsh se jam me të gjithë karatët e shqiptarëve. Erion sa karatsh je ti?

Publikuar tek: politike, më 18:49 23-05-2015 Idrizi: Jam 100-karatsh se jam me të gjithë karatët e shqiptarëve. Erion sa karatsh je ti?

“Kanë të drejtë kur më thonë se jam 9-karatsh por unë jam 100 karatsh se jam me të gjithë karatët e shqiptarëve nga veriu në Konispol e kudo ku rreh çdo zemër shqiptari”, tha Shpëtim Idrizi në çeljen e fushatës elektorale të PDIU duke shprehur entuziasmin për fitore.

“ Doja ta pyesja Erionin por atij iu desh të largohej  për diku. Dua ta pyes Erionin... Erion sa karat je ti?”, pyeti Idrizi pak pasi kandidati i ASHE Erion Veliaj ishte larguar për një tjetër takim.

Idrizi përmbylli përgjigjen e pyetjes së tij duke thënë se “Erioni i ka karatët brenda” duke iu referuar premtimit të Veliajt për sheshin Çamëria në zemër të Tiranës. Kreu i PDIU theksoi se e ka parë politikën e kësaj qeverie sa i takon marrëdhënieve me SHBA , Gjermaninë e Turqinë, duke sjellë në vëmendje edhe rastin e dronit në Beograd.

“E kemi parë Ramën në Beograd pas dronit, e kemi parë Ramën në marrëveshjen për detin, marrëdhëniet me SHBA-në , Gjermaninë e Turqinë “, tha Idrizi duke shprehur bindjen se në këto zgjedhje PDIU do tregojë se është një parti e madhe.

Idrizi foli ashpër për dorëhqejen e Vangjel Dules nga posti i nënkryetarit të Kuvendit "Ne dje e nxorrëm Kalin e Trojës nga Parlamenti dhe për këtë duhet të jemi krenarë sepse ne jemi shqiptarë dhe përpara atdheut nuk vendosim gjë tjetër. Kjo është arsyeja që e duam kombin e bashkuar", tha Idrizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PDIU çel fushatën, Veliaj: Krenar dhe i nderuar që kemi një nënkryetar si Shpëtim Idrizi
Rama i jep forcë Elhaidës: Je më e mira »
Article Logic
Execution time: 0.025318145751953
array(1) { ["section"]=> string(93) "idrizi-jam-100-karatsh-se-jam-me-te-gjithe-karatet-e-shqiptareve-erion-sa-karatsh-je-ti-11814" }