Idrizi paralajmëron: Nëse s’ruhet vota e PDIU-së dalim nga aleanca me ASHE

Publikuar tek: politike, më 09:08 09-06-2015 Idrizi paralajmëron: Nëse s’ruhet vota e PDIU-së dalim nga aleanca me ASHE

Kryetar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi nga qyteti i Cërrikut ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili edhe pse sipas Kodit Zgjedhor, i jep të drejtën çdo partie që ka dy mandate deputeti, të ketë numëruesit e saj, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’ja mohuar këtë të drejtë PDIU-së.

“Fatkeqësisht nën presionin e partive të mëdha dhe Kolegji Zgjedhor, megjithëse e kishte të gjithë arsyetimin ligjor as ai nuk kuptoj sot se ku është PDIU-ju dhe unë po i them që PDIU është në çdo shtëpi shqiptari. Ne ju garantojmë që nuk do ketë forcë, nuk do ketë ligj që do të tjetërsoi votën e PDIU. Unë po i bëj thirrje gjithë partive politike sot, ne kemi qenë luajal, ne kemi përkrahur çdo aleancë ku kemi qenë, por sigurisht që pozicioni dhe qëndrimi jonë do të kondicionohet nga raporti që ato do të kenë me votat e PDIU. Unë dua të garantoi çdo shqiptar, por në radhë të parë të gjithë mbështetësit e PDIU që ne i kemi të gjithë mekanizmat që ta ruajmë votën e PDIU, por edhe votën e çdo shqiptari”,  u shpreh Idrizi.

Gjatë takimit të zhvilluar në qytetin e Cërrikut, ku u prezantua programi i PDIU-së për pushtetin lokal, Idrizi i bëri thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të votojnë për numrin 34.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goro ndal në Kudhës, fshati ku investimet ngado po ndërrojnë një mentalitet
Dako për zonën më të thellë të Durrësit: Juba është “Kalifornia” e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.022785902023315
array(1) { ["section"]=> string(79) "idrizi-paralajmeron-nese-s-ruhet-vota-e-pdiu-se-dalim-nga-aleanca-me-ashe-13062" }