Idrizi: Shteti grek nuk ka prova se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët, heqja e Ligjit të Luftës në favorin tonë

Publikuar tek: politike, më 20:29 29-06-2015 Idrizi: Shteti grek nuk ka prova se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët, heqja e Ligjit të Luftës në favorin tonë

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka komentuar gjatë emisionit “Shih Programin” në TVSH, deklaratat e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët.

“Ka qenë një tendencë për ta intimuduar votuesin por e kanë bërë më të vendosur atë. Ka qenë çudia ime ajo puna e nazizmit nga qeveria greke. Babai im ishte vetëm dy vjeç në atë kohë, ai nuk e mban mend në atë kohë kur unë e kam pyetur”, ka thënë Idrizi.

Ministri i Jashtëm grek pritet që të kërkojë gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, largimin e PDIU-së nga koalicioni qeverisës. Por Idrizi e ka sfiduar atë të nxjerrë të paktën një informacion që vërteton se çamët kanë bashkëpunuar me gjermanët, ndërsa tha se ata që kanë bashkëpunuar kanë qenë vetë grekët me në krye Napolon Zervën dhe që sot kanë në parlamentin e tyre një parti naziste si Agimi i Artë.

“Shqiptarët e çamërisë ishin në një trysni shumë të madhe, vuajtjet e tyre fillojnë në vitin 1913. Në atë vend bëhej gjatë gjithë kohës një strategji për ti marrë pronat dhe për ti bërë presion ekonomik.

Napolon Zerva ishte një nga bashkëpuntorët më të mëdhenj të nazistëve. Në qeverinë e parë greke ishte Napolon Zerva kryeministër gjë për të cilën reagoi dhe Uashingtoni duke mos e pranuar për shkak të masakrave që ai kishte bërë.

Shteti grek të nxjerrë vetëm një informacion që çamët kanë bashkëpunuar me nazistët. Kjo është një maskaradë e cila çuditërisht vazhdon ende edhe sot. Është absurd të shoh një ministër të Jashtëm grek i cili vazhdon të mendojë se mund të persekutojë çamët edhe sot e kësaj dite.

SYRIZA dhe Agimi i Artë bashkëpunuan për referendumin që do të mbahet në Greqi, pra ata e kanë Nazizmin në parlament. Agimin e Artë e kanë aty, Napolon Zervën e kanë aty, skanë pse të kenë asnjë shqetësim me ne”, ka thënë kreu i PDIU, Idrizi.

Idrizi tha se heqja e ligjit të luftës në bazë të traktatit të miqësisë është në favor të madh për shqiptarët. Kreu i PDIU tha se shteti shqiptar duhet ta marrë seriozisht heqjen e Ligjit të Luftës dhe të bëjë vlerësimin e pronave të shqiptarëve në Greqi.

Lidhur me pretendimet e gazetës greke “Kathimerini” se ministri i Jashtëm grek do të kërkojë si kusht i propozimeve të tij që maxhoranca të mos bashkëpunojë me PDIU-në, Irdizi tha:

“Unë uroj që kjo të jetë një lajthitje e gazetës dhe jo e ministrit. Asnjëherë arroganca dhe budallalëku nuk ka shkuar në nuvelet e politikës, pavarësisht qëndrimit shpesh herë nacionalist të mediave greke. Nuk ka lajthitje më të madhe sesa ti kërkosh maxhorancës të një shteti tjetër se çfarë duhet të bëjë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 24-vjetori i Partisë Socialiste, Rama: Do doja të ishte prezent edhe kreu i opozitës ta uroja personalisht për ditëlindjen
Berisha: Arben Frroku është arratisur në Kubë pasi kreu misionin e Ramës në Pukë »
Article Logic
Execution time: 0.039201021194458
array(1) { ["section"]=> string(117) "idrizi-shteti-grek-nuk-ka-prova-se-camet-kane-bashkepunuar-me-nazistet-heqja-e-ligjit-te-luftes-ne-favorin-tone-14927" }