Idrizi sulmon ministrin Bushati: S’u tregua në lartësinë e duhur! Mesila Doda i bashkohet PDIU-së

Publikuar tek: politike, më 11:45 26-03-2016 Idrizi sulmon ministrin Bushati: S’u tregua në lartësinë e duhur! Mesila Doda i bashkohet PDIU-së

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, sulmon ashpër ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati. ‘’Nuk u tregua në lartësinë e duhur’’, tha Idrizi për Bushatin.

Në mbledhjen e Këshillit kombëtar të PDIU-së, Idrizi argumentoi se qeveria shqiptare ndoqi axhendën greke për çështjen çame.

“Dhe unë këtu them që Zoti Bushati nuk u tregua në lartësinë e duhur. E detyronte që çështjen çame ta trajtonte me forcë dhe hapur.

Fatkeqësisht këtu pala jonë çalon. Qeveria jonë nuk kërkoi varreza për çamët në Paramithi etj’’, theksoi Idrizi.

PDIU-së sot iu bashkua edhe deputetja Mesila Doda, e cila u largua nga Partia Demokratike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029438018798828
array(1) { ["section"]=> string(101) "idrizi-sulmon-ministrin-bushati-s-u-tregua-ne-lartesine-e-duhur-mesila-doda-i-bashkohet-pdiu-se-36062" }