Idrizi: Tahiri ka agjendë ndryshe nga PDIU, në Vlorë mbështesim Dritan Lelin

Publikuar tek: politike, më 18:51 25-04-2015 Idrizi: Tahiri ka agjendë ndryshe nga PDIU, në Vlorë mbështesim Dritan Lelin

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Vlorës. Në një mbledhje që ka nisur me tensione midis disa simpatizantëve, Idrizi ka komentuar edhe largimin e Dashamir Tahirit nga PDIU, e cila është tashmë pothuajse zyrtare.

“Mesa di unë Tahiri ka një agjendë ndryshe nga ajo e PDIU-së. Ne mbetemi një edhe pa Dashamir Tahirin”, ka deklaruar Idrizi.

Pasi ka dhënë mbështetjen e kësaj force politike për kandidaturën e PS-së në Vlorë, Dritan Lelin, kreu i PDIU-së ka theksuar se do të kërkojë nga kryeministri Edi Rama poste në qeveri, si pjesë e koalicionit qeveritar. Idrizi ka thënë se është kërkuar posti i zëvendësministrit të Jashtëm, por ka mohuar ekzistencën e një kërkesë për Drejtorinë e Portit të Durrësit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta promovon serat e luleshtrydheve në Lushnje: Do punësojnë 2 mijë banorë
Vangjel Dule vijon fushatën me flamurin e “vorio epirit” »
Article Logic
Execution time: 0.02921199798584
array(1) { ["section"]=> string(79) "idrizi-tahiri-ka-agjende-ndryshe-nga-pdiu-ne-vlore-mbeshtesim-dritan-lelin-9688" }